MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë sëmundjet e lidhura me intolerancën ushqimore

13.05.2022 - 10:41

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë sëmundjet e lidhura me intolerancën ushqimore

Mjeku: Literatura e mjekësisë së nutricionit referon për patologji të shumta të lidhura me intolerancën ushqimore. Patologjitë më të zakonshme me shkak intolerancës ushqimore janë:

• Probleme të aparatit tretës (meteorizëm, mostretje, ulcera duodenale, kolit ulceroz, diarre, sëmundja Crohn, sindromi i zorrës së irrituar, gastrit etj)
• Sëmundjet e lëkurës (ekzema, psoriazis, akne kryesisht në fytyrë, dermatit etj)
• Çrregullime metabolike (diabeti, kolesterol i lartë, amenorrhea, dismenorrhea etj)
• Sëmundje alergjike (riniti alergjik, bronkit, astma bronkiale etj)
• Dhimbje koke (migrenë, neuralgji)
• Kriza neurovegjetative, sëmundje mendore, epilepsi, disa forma të skizofrenisë.
• Artritis, artrozë, mialgji
• Hipertension, sëmundje të zemrës, takikardi, spazma e gjymtyrëve të poshtëm.
• Insufiçencë renale, cistit kronik, urinim i pavullnetshëm, infeksione vaginale, sterilitet
• Hipo dhe hipertiroidizëm
• Lodhje kronike, luhatje të humorit, kriza paniku, stres të vazhdueshëm.

E thënë me fjalë të thjeshta, intoleranca ushqimore është një “bombë në sistemin tonë imunitar”, një helmim i vazhdueshëm i organizmit tonë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.