MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat e para që tregojnë se je në pritje të ëmbël?

07.05.2022 - 10:56

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Cilat janë shenjat e para që tregojnë se je në pritje të ëmbël?

Mjeku: Simptomat/shenjat e para që tregojnë se jeni në pritje të ëmbël

• Mungesa e ciklit menstrual
• Ndryshimet e gjoksit
• Gjakderdhja e paktë ose spazmat
• Lodhja
• Të përziera, me ose pa të vjella (kryesisht në mëngjes)
Simptoma të tjera
• Urinim i shpeshtë
• Kapsllëk
• Luhatje humori
• Dhimbje koke dhe dhimbje shpine
• Marramendje dhe të fikët
• Rritja e temperaturës normale të trupit
• Neveri ose fiksim pas ushqimeve të veçanta
Mbani mend se : Çdo grua është e ndryshme. Jo çdo grua ka të njëjtat simptoma apo edhe të njëjtat simptoma nga një shtatzëni në tjetrën. Gjithashtu, për shkak se simptomat e hershme të shtatzënisë shpesh imitojnë simptomat që mund të përjetoni para dhe gjatë menstruacioneve, mund të mos e kuptoni se jeni shtatzënë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.