MENU
klinika

Janar-mars 2022

Cilët janë tre qytetet me vdekshmërinë më të lartë?

16.05.2022 - 09:49

Qarqet e Lezhës, Durrësit dhe Tiranës ishin më të goditurat nga pandemia në tremujorin e parë të këtij viti, duke pasur vdekshmërinë më të lartë shtesë.

Megjithatë ky tregues ishte dukshëm më i ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur Covid-19 shkaktoi humbje të mëdha në jetë.

Sipas të dhënave të INSTAT, Në Lezhë, vdekjet u rritën me 36.6% në krahasim me mesataren 2016-2019, kur vendi ishte në një situatë normale, duke shënuar vdekshmërinë më të lartë shtesë në rang republike.

Durrësi renditet i dyti, me rritje prej 34%.

E treta për humbjet më të rënda është kryeqyteti, me 32.4% më shumë fatalitette. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, në kryeqytet u shënua dhe rritja më e madhe e jetëve të humbura në vend, me gati 87% më shumë në krahasim me mesataren përkatëse të 2016-2019.

Dibra dhe Kukësi janë dy qarqet ku pasojat e pandemisë pothuajse janë zhdukur. Në Dibër vdekshmëria shtesë u rrit me vetëm 0.3%. Kukësi është qarku i vetëm në vend që regjistroi rënie të fataliteteve me 6.4% në raport me mesataren e 2016-2019. (shiko grafikun: Rritja e vdekjeve në T I).

Në raport me popullsinë, Gjirokastra vijon të mbajë rekordin për humbjen e jetëve, për shkak të plakjes së popullsisë. Në tremujorin e parë, në këtë qarku u regjistruan 4.8 vdekje për një mijë banorë. I dyti ishte Berati, me 3.6 humbje jete për një mijë banorë dhe Korça me 3.4.

Humbjet më të vogël anë raport me popullsinë i ka Kukësi (2) dhe Tirana (2.2).

Pandemia po vret akoma, direkt dhe indirekt

INSTAT bëri të ditur se në janar-mars 2022, në vend u shënuan gjithsej 7,938 vdekje. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur pandemia kulmoi dhe u regjistrua niveli më i lartë rekord i vdekjeve në historinë e Shqipërisë, numri është 22.3% më i ulët.

Por, në raport me mesataren 2016-2019 të janar-mars, kur vendi ishte në periudhë normale, fatalitetet janë rritur me 25.3%, në një tregues që pandemia vijon të vrasë, por edhe të pasojave që ka lënë te popullata që e ka kaluar Covid-19, duke përshpejtuar rastet fatale.

Mjeku pneumolog Petrit Malaj thotë se në tremujorin e parë 2022 ka pasur valë të Covid në vend, që është një fakt që ka shkaktuar rritje të vdekjeve shtesë. Ndërkohë ai pohon se Covid-19 ka shtuar barrën e sëmundjeve në vend, duke përshpejtuar humbjet e jetëve te personat që e kanë kaluar më herët atë.

Në total, që nga prilli i vitit 2020, kur filloi pandemia, në vend janë shënuar 16.2 mijë vdekje shtesë, në raport me mesataren e 2016-2019, kur ishte një periudhë normale, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor.

Burimi: INSTAT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alarmi, çfarë po i rrit vdekjet te burrat nën 50-vjeç

Nga Berati në Shkodër, ja ‘qytetet me zemër më të dobët’


“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin