MENU
klinika

Për çfarë biseduan

Dendias nis vizitën në Tiranë, takohet me kreun e Omonias në Himarë

23.05.2022 - 10:54

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka nisur vizitën e tij zyrtare në Tiranë ku sëpari është takuar me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri.

Dendias ka postuar në rrjetin e tij social Twitter një foto nga takimi me Belerin teksa shkruan se ai e informoi për problematikat e minoritetit grek në Shqipëri.


Postimi i Nikos Dendias në Twitter:

Në nisjen e vizitës time në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi mbi çështjet dhe problematikat e minoritetit grek në Shqipëri.

Dendias do të zhvillojë takime gjithashtu me kryeministrin Edi Rama dhe homologen e tij, Olta Xhaçka.

Në orën 12:00, Dendias dhe Xhaçka do të dalin në një konferencë për mediat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN