MENU
klinika

Shkon në Hagë, çështja e detit

Dendias sjell në Tiranë, mesazhet e Kryeministrit grek

23.05.2022 - 12:58

Tirana zyrtare dhe Athina kanë vendosur që çështjen e delimitetit të hapësirës detare ta çojnë në Hagë. Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në një konferencë të përbashkët me homolgen shqiptare, Olta Xhaçka u shpreh se kanë marrë vendimin që këtë çështje të përcjellin në Hagë.

Diplomati i lartë grek u shpreh se të gjitha diferencat mes dy vendeve, kryesisht për cështjen e detit do të zgjidhen në gjykatën ndërkombëtareë.

Po ashtu, ai u shpreh se duhet të shkëputen nga ligji i luftës, që Greqi ka me Shqipërinë.

“Kryeministrit Edi Rama do t’i përcjell edhe përshëndetjet e kryeministrit grek. Unë kam gëzim që jam këtu dhe të njoftoj së bashku me kryeministrin Rama vendimin tonë për përcjelljen e çështjes së delimitetit të hapësirave detare në Hagë. Përmbushja e kësaj procedure ka rëndësi të veçante.

Të dyja vendit dëshirojnë që të zgjidhim diferenca tona, kryesisht atë të detit. Mendoj se përtej rëndësisë që ka për vendet tona dërgon edhe një mesazh të rëndësishëm se kjo është mënyrë e saktë për të zgjidhur divergjencat tona.

Ne duhet të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në gjykatën e Hagës.

Marrëdhëniet tona janë zhvilluar mirë, madje abrogimi i ligjit të luftës është dicka që ne duhet të shkëputemi. Abrogimi i ligjit duhet të mbyllet sa më shpejt. Ne duhet të diskutojmë mbi çështjet praktike”, tha Dendias.

E të njëjtit mendim ishte edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka, e cila u shpreh se kanë vullnetin për të gjetur kompromis në një palë të tretë, sic është ajo e gjykatës ndërkombetare të Drejtësisë.

“Një tjetër çështje e diskutuar është edhe ajo e delimitimit të zonave detare, e cila paraqet interes të vecantë për dy vendet tona se lidhet me ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtat sovrane në hapësirat detare respektive. Rikonfirmuam dhe një herë vullnetin tonë për kërkimin e një kompromisi për të referuar çështjen te një palë e tretë gjyqësore sic është gjykatë ndërkombëtare e Drejtësisë. Ne besojmë e shpresojmë që konstruktiviteti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështire sa ajo e hapësirave detare mund të shërbejë dhe si një shembull i qasjes konstruktive me të cilën vendet tona mike mund të nisin diskutimet dhe për çështje të tjera sado të vështira që kemi trashëguar nga historia e periudha tragjike e luftës botërore si nevoja abrogimi për ligjin e luftës e çështje për të drejtat e pronësisë” – tha Xhaçka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga integrimi europian tek çështja e hapësirës detare

Ministrja e Jashtme zbardh bisedimet me homologun grek, Nikos Dendias