MENU
klinika

Opozita nuk dorëzon asnjë kandidaturë

Dështon raundi i dytë për Presidentin e ri

22.05.2022 - 16:59

Raundi i dytë i zgjedhjes së presidentit, siç pritej pati të njëjtin fat me të parin. Opozita nuk paraqiti asnjë kandidaturë brenda afatit, që ishte ora 16:00 e kësaj të diele.

Demokrati Enkelejd Alibeaj u tërhoq nga propozimi i emrave, pasi PS-ja ia bëri të qartë se nuk do të firmoste kandidatë të opozitës dhe se e djathta duhet t’i gjente vetë 20 deputetët firmëtarë.

Nëse opozita vijon të mos sjellë kandidatë zyrtarisht për zgjedhjen e Presidentit atëherë mazhoranca në votimin e katërt do t’i japë vendit kreun e ri të shtetit.

Të hënën pasdite pritet të mbahet seanca plenare ku do të cilësohet si i ezauruar raundi i dytë dhe sipas procedurave të parashikuara Konferenca e Kryetarëve do të përcaktojë mbajtjen e raundit të tretë, i cili është i fundit që kërkon 84 vota për zgjedhjen e presidentit.