Policia e Fierit ka proceduar penalisht 37-vjeçarin A.Ç banues në Patos, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte 37-vjeçaren Q.Y.
Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se është proceduar penalisht edhe shtetësja R.K., 53 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “15 Teori”, në subjektin në pronësi të saj (kopsht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.
Informacion-
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, shtetasen R. K., 53 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “15 Teori”, në subjektin në pronësi të saj (kopësht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte liçensuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin A. Ç., 37 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasen Q. Y., 37 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.