Roma “dehet” nga suksesi në Conference League. Pas festës në Trigoria, lojtarët, Mourinho stafi i tij por dhe presidenti Friedkin hipën në tre autobusë të hapur, për të festuar me pjesën tjetër të tifozëve në rrugët e kryeqytetit.
Ishin jo pak por 100 mijë tifozë të pranishëm. Nikolo Zaniolo dhe Jose Mourinho ishin dy nga protagonistët kryesor. Pasi realizoi golin në “Air Albania”, Zaniolo është parë i papërmbajtshëm, fillimisht grisi bluzën ndërsa më pas gjatë gjithë kohës ishte duke pirë diçka.
Edhe Mourinho ishte shumë aktiv, gjatë gjithë kohës duke buzëqeshur, duke përshëndetur tifozët, madje edhe duke kërcyer e kënduar së bashku me ultrasit.
🏆 José Mourinho | ROMA 🟨🟥 pic.twitter.com/ICoN8ASs8B
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 26, 2022
I prekur u shfaq edhe presidenti i Romës, mbase nuk e kishte menduar kurrë që të shihte një reagim të tillë, kaq shumë tifozë pas një suksesi në Evropë. Pikërisht tifozët gjatë gjithë kohës i kërkonin atij të sillte Dybala në Romë.