Mbrëmë u mësuan finalistët e Conference League, finalja e së cilës do të luhet më 25 maj në Tiranë. Për këtë ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që nëpërmjet një postimi, shkruan:
“Dita historike po vjen, Roma & Feyenoord do e bëjnë të paharrueshme finalen e Tiranës. Kush do ta fitojë për herë të parë këtë Kupë? Do të vendoset në tapetin e Arenës tonë të mrekullueshme.
Një ide e ҫmendur në fillimet e saj, por pas një pune voluminoze disa vjeҫare të administratës së FSHF-së ia dolëm ta mirëpresim në Shqipëri. Dua t’i falenderoj ata që na besuan në iniciativën tonë, Komitetin Ekzekutiv dhe administratën e UEFA-s, por edhe ata që na mbështetën pa kursim, ashtu si edhe të gjitha institucionet e vendit.
Kemi investuar të gjithë energjitë tona për një organizim perfekt për këdo që do të jetë në Shqipëri dhe jam i bindur se do të kaloni orë e ditë të mrekullueshme në vendin që Mikpritjen e ka të shenjuar në traditën e tij.
I siguroj miqtë tanë se Federata e Futbollit do ua shpërblejë besimin e dhënë, duke e bërë të paharrueshme këtë finale historike.”