MENU
klinika

"I ke problem kur janë më të vegjël?!"

Donaldi imiton Borën, ‘thumbon’ hapur moderatoren

14.05.2022 - 10:32

Mbrëmjen e djeshme në emisionin  “Më lër të flas” ishte e ftuar modelja Adrola Dushi. Gjatë emisionit u zhvillua loja e Tinder-it, ku Adrola Dushi duhej të gjente një “partner”.

Kjo lojë konsistonte në formatin e “Tinderit” ku modelja nga kandidatët që ishin aty zgjidhte nëse i pëlqente ose jo. Njëri nga “kandidatët” e Adrolës u shpreh se ishte 25 vjeç dhe në atë moment Dushi tregoi se e kishte problem që partnerin ta kishte më të vogël në moshë. Por, nuk ishte kjo ajo çfarë bëri më shumë përshtypje në këtë moment. Reagimi i Donald Veshajt ishte epik.

Publikohet video që po ‘thyen’ rrjetin/ Donald Veshaj imiton

“Pse ke paragjykim për këto njerëzit që i kanë…Pse bërë jo sikur ishte e neveritshme të keshë marrëdhënie më dikë më të vogël,”- ka ndërhyrë aktori në përgjigjen e Adrolës.

Sigurisht është e kuptueshme që edhe këtë situatë moderatori e lidhi me ish të dashurën e tij. Ju kujtojmë këtu që Bora Zemani është 4 vite më e madhe se Donaldi.

Një ndër kandidatët ishten edhe Mevlan Shaba, i cili u përzgjodh nga modelja. Në këtë moment Donaldi imitoi moderatoren Bora Zemani gjatë emisionit “Përputhen”.

Publikohet video që po ‘thyen’ rrjetin/ Donald Veshaj imiton

“Mendoj që Mevlani të ulet dhe të ndjekim klipin e Mevlanit dhe Adrolës. Shihemi pas pak…apo nuk ka lidhje”, tha ai duke shkaktuar të qeshura në publik. Kujtojmë se këto janë fjalët e Borës para çdo takimi që transmetohet në “Përputhen”.

Minuta 0:41

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN