Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka reaguar pas draftit të propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Sipas Palokës, ajo çka një ditë u prezantua nga Enkelejd Alibeaj është thjesht një propozim i Ramës, që shitet si kriter i “opozitës”. Ai thekson se kjo është një lojë e turpshëm që po zhvillohet në sytë e opinionit publik.
Në finale, thotë Paloka, kandidati i Ramës do të dalë nga goja e Bashës dhe Alibeajt.
“Nga zarfet e grupit te PS tek “zarfet” e grupit Alibeu. Propozimet e Rames shiten si kritere te “opozitës” !
Loja e turpshme per te paraqitur Presidentin e Rames si President konsensual, zhvillohet përpara syve te publikut e ne mënyrën me te trashe. Rama bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te PS me zarf , Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail. Ne finale, kandidati i Rames do dale nga goja e L.B, E.A …
Nuk e di ne se ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) qe vazhdojnë ndjekin këtë rruge, janë thjeshte viktima naive qe po përdoren apo janë me vullnet te plote ne kete loje ?! Përgjegjësia është e tyre”, shkruan Paloka.
LEXO EDHE: Procedurat për Presidentin e ri, zbardhet draft propozimi i Grupit Parlamentar të PD: Kriteret dhe formula për zgjedhjen e Kreut të Shtetit
Grupi i deputetëve dhe kryetari i grupit, Enkelejd Alibeaj që mbrojnë tezën se duhet të përfshihen në diskutime për presidentin e ri kanë bërë gati një draft me propozime për maxhorancën për mënyrën se si duhet të zgjidhet pasardhësi i Ilir Metës.
Panorama.al ka zbardhi draftin e plotë ku parashikohen në detaje kriteret, por edhe formula e zgjedhjes së presidentit.
Referuar kriterit kushtetues, grupi parlamentar thotë se Presidenti duhet të jetë mbi palët me rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizave, balancimin e pushteteve dhe kryerjen e funksioneve të tyre respektive, që lidhet edhe me procedurën e zgjedhjes së tij nga shumica parlamentare të nevojshme dhe përmes raundeve të votimit.