Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, pavarësisht se nuk i vendosi pikat mbi “i” problemeve në selinë blu, i hapi rrugën mbajtjes së zgjedhjeve për kreun e saj.
Me Sali Berishën që do të jetë një kandidat i sigurt për zgjedhjet që zhvillohen më 22 maj, të gjithë janë kuriozë se cili do të ketë guximin të sfidojë liderin historik.
Dhe duket se këtë kuriozitet e ka shuar disi, deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili bën pjesë në Komisionin e Rithemelimit.
Teksa ka qenë i ftuar ditën e sotme në Ora News, Spaho rrëfeu se ka dëgjuar se pjesë e garës do të bëhen edhe Fatbardh Kadilli me Ervin Kullurin.
Ish-nënkryetari i selisë blu u shpreh:“Kam dëgjuar për Fatbardh Kadillin, Ervin Kullurin”.
Të dy emrat e përfolur janë të njohur në PD, si kritikë të deklaruar hapur të ish-kryetarit Lulzim Basha, ndërkohë që Fatbardh Kadilli ishte edhe kandidat përball tij në zgjedhjet e 13 qershorit 2021.