Një vajzë e mitur është larguar nga banesa e saj në Durrës, e nëna ka ngritur alarmin në Polici ku ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj. Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dhe një 44-vjeçar që është denoncuar për ngacmim seksual.
Shtatë të akuzuarit për mashtrim kompjuterik janë: Dorjan Nika, Olsiana Mucollari, Aleksander Staka, Marsida Dauti, Edmond Shehu, Iva Jaupi, Eldrit Papadhima.
Policia tha se ndaj tyre u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe nisi procedimi penal.
Njoftimi nga Policia Durrës
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe nisi procedimi penal për shtetasit:
D. N., 27 vjeç, O. M., 31 vjeçe, A. S., 26 vjeç, M. D., 28 vjeçe, E. Sh., 32 vjeç, I. J., 30 vjeçe dhe E. P., 22 vjeç, sepse dyshohet se ushtronin veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit kompjuterik, në një subjekt privat.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe u shpall në kërkim shtetasi I. F., 44 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Më datë 12.05.2022, shtetasja Xh. X., banuese në Durrës, ka kallëzuar se vajza e saj e mitur, shtetasja A. X., është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.