MENU
klinika

Ka luajtur edhe me Ajax

E trishtë, ndahet nga jeta futbollisti 29-vjeçar

09.05.2022 - 13:56

Një lajm i zi vjen nga Holanda. Siç raporton ‘De Telegraaf’, Jody Lukoki ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës. Ish-lojtari i Ajax sapo kishte mbushur 29 vjeç dhe shkaqet e ndarjes nga jeta mbeten të panjohura për momentin.

I rritur në sektorin e të rinjve të “Lancers”, lojtari me kombësi kongoleze kishte veshur edhe fanellat e Cambuur, PEC Zwolle dhe Ludogorets. Në verën e vitit 2020 ai nënshkroi me turqit e Yeni Malatyaspor.

Pas përvojës së tij në Turqi, ku luajti vetëm një sezon, Lukoki kaloi te Tëente korrikun e kaluar. Mirëpo, ndarja nga klubi holandez ishte “pjekur” qysh shkurtin e kaluar. “Është e pabesueshme. Në këtë moshë është vërtet e tmerrshme. Ne jemi pranë familjes dhe miqve të tij”, – tha Jan Streuer, drejtor teknik i FC Twente.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon