MENU
klinika

Prezantohet nga ministrja e Arsimit Evis Kushi

Emërohet drejtoresha e re e Arsimit Parauniversitar

24.05.2022 - 19:05

Rezarta Alla është emëruar në krye të drejtorisë së Arsimit Parauniversitar. Ajo është prezantuar ditën e sotme në detyrën e re nga ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Kushi shprehet se është besimplotë se Alla do ta drejtojë me profesionalizëm këtë drejtori ashtu si ka bërë prej vitesh me radhe me gjimnazin “Ismail Qemali“ në Tiranë.

“Prezantuam sot në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar znj. Rezarta Alla, e cila siç ka drejtuar prej disa vitesh me profesionalizëm dhe integritet Gjimnazin “Ismail Qemali“ në Tiranë, jam besimplotë që do të sjellë frymë dhe energji të reja për të vijuar me sukses zbatimin e politikave tona në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar”, shkruan ministrja.

Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Selman Hodaj i cili dha dorëheqjen më 21 Prill.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Janë të hequra temat e realizuara nga marsi e në vijim"

Matura Shtetërore, Vrapi informon mbi përmbatjen e testit

"Tre kushte për mësuesit, kush mungon zëvendësohet"

Drejtoresha e Arsimit: 300 shkolla mësim me dy turne