MENU
klinika

Digjet raundi i tretë

Emri i Presidentit të ri të Republikës në dorën e maxhorancës, parlamenti sot 2 seanca plenare

30.05.2022 - 08:43

Digjet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Opozita nuk solli asnjë kandidaturë në atë që u përcaktua si shansi i fundit nga maxhoranca për të propozuar kandidat për Kreun e ri të Shtetit.

Në raundin e katërt maxhoranca ka paralajmëruar se do të jetë ajo që do të propozojë kandidatët për president që do të çohen më pas për votim në parlament. Në raundin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, çka do të thotë se maxhoranca i ka votat.

Sot, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare.

Sipas njoftimit zyrtar, në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në orën 11:00 do të vijojë seanca plenare, e cila në rendin e ditës do të ketë çështjet e parashikuara në Kalendarin e Kuvendit.

RENDI I DITES

foto galeri