MENU
klinika

“Sa ta jem gjallë unë në krye të Turqisë…”

Erdogan nuk miraton kërkesën e Suedisë e Finlandës për në NATO

29.05.2022 - 17:36

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan thotë se bisedimet e javës së kaluar me delegacionet finlandeze dhe suedeze nuk ishin në “nivelin e pritur” dhe Ankaraja nuk mund të miratojë kërkesat e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

“Për sa kohë që Tayyip Erdogan është kreu i Republikës së Turqisë, ne definitivisht nuk mund t’u themi “po” vendeve që mbështesin hyrjen e terrorizmit në NATO”, tha presidenti.

Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake, raporton BBC.

Të dy vendet nordike mohojnë mbështetjen e militantëve kurdë. Por ata i janë bashkuar vendeve të tjera të BE-së në vendosjen e një embargoje të armëve ndaj Turqisë pas operacioneve të saj kundër grupeve kurde në Siri.