Peshëngritësja Evangjeli Veli e ka mbyllur Kampionatin Europian të Peshëngritjes, event që po zhvillohet në Tiranë, me 3 medalje, du ari dhe 1 argjendi, në peshën 55 kg.
Një rezultat i shkëlqyer i shtangistes shqiptare, që në pedanën e shtëpisë së saj nuk zhgënjeu, duke i dhuruar Shqipërisë tri medalje të arta. Pas triumfit në stilin e shkëputjes, ku me 95 kg siguroi medaljen e artë (i realizoi me sukses të tri provat), Veli ka shkëlqyer edhe në stilin e shtytjes.
Në provën e parë ajo realizoi me sukses 108 kg. Në provën e dytë, ajo ngre me sukses 111 kg dhe më pas 113 kg në provën e tretë, duke siguruar të argjendit.
Në dygarësh, me 208 kg, Veli siguron edhe një tjetër medalje të artë, duke bërë ligjin në këtë peshë dhe varur në qafë 3 medalje. Veli nuk gaboi në asnjë nga provat e saj, duke i realizuar ato të gjitha me sukses dhe e meritoi këtë triumf. Ajo u mbështet edhe nga shikues të shumtë, që e duartrokitën këtë rezultat.