Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë dalë në terren në zonat bregdetare të vendit me qëllim “t’i japin dorën e fundit planit kombëtar të pastrimit në përgatitje të sezonit veror”.
Kështu tha ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro në inspektimin në terren bashkë me kryeministrin Edi Rama teksa tha se pas 1 qershorit parashikohet të ketë në vend rritje të fluksit të turistëve në bregdet.
“Unë besoj që do jetë sezoni më i pastër dhe për shkak të punës së jashtëzakonshme që është bërë ditë për ditë dhe për shkak të instrumentit financiar që kemi vendosur për t’u ardhur në ndihmë bashkive bregdetare që përjetojnë në sezon shumëfishimin e popullsisë e ngarkesë ekstra që nuk përballohet dot me tarifat normale të pastrimit. Thelbësore që të gjithë të marrin pjesë në këtë përpjekje. Të tjerët duhet të jenë për të mos ndotur, ky është elementi i parë i abetares së patriotizmit. Besoj që dhe mjedisi i pastër që do gjejnë ata që do vijnë do ketë ndikimin e vet.
Sezoni sipas të gjitha gjasave do jetë sezoni me fluksin më të madh të turistëve e sezoni me nivelin më të lartë të konsumit. Përveçse ekonomi e të ardhura të rritura për vendin edhe më shumë mbetje. E në këtë drejtim është detyrim i përbashkët të bëjmë maksimumin.
Me hyrjen e forcave të ushtrisë në këtë fazë të fundit për ti dhënë dorën e fundit gjithçka që ka mbetur, do mbyllet një fazë e do vazhdojmë me fazën tjetër që nuk do ndalet as pas sezonit se ky është mandat shumë i fokusuar dhe të pastërtia e mjedisi“, tha Rama.