MENU
klinika

Thirrje për taksa më të larta për të pasurit

Forumi Ekonomik Botëror, frikë nga recesioni

24.05.2022 - 09:31

Lufta e Ukrainës ka pasoja dramatike për ekonominë botërore dhe nuk është çudi që ajo është edhe tema dominuese në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Në Davos të Zvicrës filloi takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror (WEF). 2.500 pjesëmarrës nga politika, biznesi dhe shoqëria do të diskutojnë për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare. Takimi zhvillohet tradicionalisht në mes të janarit, por u shty për shkak të pandemisë së koronës – e tani gjendet tani nën trysninë e luftës së agresionit rus në Ukrainë dhe pasojave të tij në mbarë botën.

Në fillim të takimit Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende, bëri thirrje në “Süddeutsche Zeitung” për një plan Marshall për rindërtimin e Ukrainës. Forumi, i cili vazhdon deri të enjten, u hap me një fjalim të presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili u lidh përmes videos.

Në të Zelenski bëri thirrje për “sanksione maksimale” kundër Rusisë, për shembull një embargo për burimet ruse të energjisë.

Paralajmërim për recesionin global

Ndër çështjet e tjera që trajtohen në këtë forum janë edhe ato që kanë të bëjnë me furnizimin ndërkombëtar me energji dhe balanca midis fitimit ekonomik dhe drejtësisë sociale. Ministri federal gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, tha në fjalën e tij në Davos se sheh katër kriza të ndërlidhura me njëra-tjetrën: inflacion i lartë në shumë vende, kriza energjetike, mungesa e ushqimeve dhe kriza klimatike.

“Ne nuk mund t’i zgjidhim problemet nëse fokusohemi vetëm në njërin nga problemet”, paralajmëroi Habeck.

“Por nëse nuk zgjidhet asnjëri nga problemet, atëherë jam vërtet i shqetësuar se po kalojmë në një recesion global” – tha ai.

Një recesion i tillë do të kishte efekte serioze jo vetëm për mbrojtjen e klimës, por edhe për stabilitetin global në tërësi, vazhdoi Habeck. Megjithatë, nëse çdo vend kujdeset vetëm për veten, kjo do ta përkeqësojë krizën. “Ne duhet t’i mbajmë tregjet hapur”, tha ministri i gjerman i Ekonomisë.

Sipas Habeck duhet të ndryshojnë në të njëjtën kohë edhe rregullat e tregjeve. Nuk bëhet fjalë për de-globalizim, por për më shumë bashkëpunim dhe solidaritet, tha Habeck në Davos.

Oxfam bën thirrje për taksa më të larta për të pasurit

Për shkak të rritjes së pabarazisë kudo në botë organizata e zhvillimit Oxfam bëri thirrje në fillim të Forumit Ekonomik Botëror për një taksim më të madh të kompanive si dhe të miliarderëve.

“Është e papranueshme që korporatat dhe miliarderët pas tyre po nxjerrin fitime rekord, ndërkohë që miliona vetë detyrohen të mos hanë një vakt, të fikin ngrohjen, të mos kenë mundësi të paguajnë faturat e tyre dhe të pyesin se çfarë të bëjnë për të mbijetuar”, tha zëdhënësi i Oxfam, Manuel Schmitt.

Sipas Oxfam qeveritë duhet të marrin urgjentisht kundërmasa dhe të taksojnë korporatat dhe super të pasurit. Schmitt kërkoi që në Gjermani duhet të rifutet sërish tatimi mbi pasurinë si dhe të vendoset një taksë njëherëshe për ata që kanë pasuri shumë të mëdha si dhe një taksë mbi fitimin për korporatat. Sipas Oxfam-it më të pasurit në botë janë pasuruar edhe më shumë që nga fillimi i pandemisë korona dhe pasuria e miliarderëve është rritur me 42 për qind. /DW

Agjenda! Nga Rama te Kurti, ja politikanët që do mbajnë fjalime

Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë seancë të përbashkët plenare më 20 dhjetor

Kryeministri pritet nga liderët e Bashkimit Evropian

Edi Rama mbërrin në Samitin BE- Ballkani Perëndimor!

“Municionet ‘Made in Kosova’, një ambicie ende e largët”

Marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e fabrikës mbahet sekret!

Sa pensionistë do të përfitojnë në Tiranë

Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas