MENU
klinika

Artur Ajazi

Fshati “rrethon” qytetin, apo e kundërta…

05.05.2022 - 13:37

Ka qenë një prej teorive të Mao Ce Dun-it, ish-udhëheqësi i Kinës komuniste deri në vitet’80. Teori të cilës ju përmbajt deri në fund të viteve ’90 edhe sistemi socialist tek ne. Enver Hoxha e përkrahu fuqishëm teorinë e Mao-s sa ishte gjallë, por edhe pas tij, deri në 1992, mbi 65 per qind e popullatës tek ne, banonin në fshatra. Kushtet social-ekonomike ndryshuan me ndryshimin e sistemit politik. Kjo u konstatua në radhët e administratës vendore dhe qëndrore, ku u afruan dhe vërshuar njerëz të “levizjes së lirë”, kryesisht ruralë, të cilët pasi kishin mbaruar ndonjë shkollë, braktisën vendbanimet e tyre në fshatra, dhe u nisën turravrap drejt qyteteve. Ideatori i kësaj lëvizje kuturru sapo mori pushtetin, ishte Sali Berisha.

Ai u tha “ boll keni vuajtur nën diktaturë, lëvizni lirisht, shprehuni lirisht, veproni lirisht, tani jemi në demokraci”. Anarshi më të kompletuar nuk ka. Por kjo lëvizje e lirë, u kushtoi shtrenjtë atyre që kujtuan se “tani shpëtuam”. Shumica e tyre zunë toka, troje me pronarë, ish-objekte shteti, ndërtuan mbi shina treni, mbi hidrovore, mbi baza ushtarake, mbi vendstrehime, të tjerët zunë vende në administratë, madje u graduan edhe drejtues institucionesh. Anarshia kishte mbuluar vendin dhe shtetin. Shpesh ka lindur pyetja, a kanë nivel intelektual, aftësi organizative dhe forcë drejtuese këta “njerëzit e lirë” (shumica të patestuar) të ardhur nga fshati drejt qyteteve ? Në rast se në kohën e socializmit, ishte privacion hyrja ne qytet, sot ky privacion ka ndryshuar qëndrim dhe drejtim. Rruga drejt edukatës qytetare, mbetet periudha më e vështirë e atyre që mbushën qytetet tona.

Deri në vitin 1992, popullsia fshatare në Shqipëri, përbënte mbi 65 për qind të popullsisë së përgjithshme, sepse, siç thoshte Mao Ce Duni i Kinës Komuniste, teori që zbatoi në praktikë Enver Hoxha, “fshati duhet të rrethojë qytetin”. Pas 1992, kemi një realitet të ndryshëm, ku fshatarët vërshuan drejt qyteteve, dhe pikërisht pas këtij momenti, lindën problemet ndër më delikati, problemi i edukatës qytetare, i cili vazhdon të jetë i shtruar për zgjidhje edhe sot, pas 30 e ca vitesh. Ndoshta do të duhen dekada, që edukata qytetare në Shqipëri, të konsolidohet, derisa familja, shkolla dhe shoqëria ti kushtojë rëndësinë e duhur asaj. Sot dëgjon shpesh të flitet kudo me mungesë të theksuar të edukatës qytetare, dhe të njëjtën gjë konstatoj në disa prej mediave tona elektronike, ku dëgjojmë vulgaritetin në komunikim, duke filluar me dialogun apo diskutimet mes palëve. Specialistët e komunikimit, shprehen të shqetësuar nga mungesa e theksuar e edukimit qytetar tek të rinjtë e shkollave. Kjo natyrisht vjen edhe si pasojë, e mangësive në formimin profesional të një pjese të mësuesve të rinj, por edhe barrierës shkresore, që u ka kufizuar atyre disa kompetenca. Edhe diçka tjetër. Një i ardhur nga fshati, pajtohet me një rrogë 20-25 apo dhe 30 mijë lekëshe në muaj , gjë të cilën nuk e pranojnë ata që janë lindur dhe rritur në qytete. Sportelet dhe dyqanet në masën mbi 80 per qind, kanë të punësuar pikërisht të ardhurit nga fshatrat. Kjo e bën disi të vështirë komunikimin e tyre me klientin në qytete. Por ata janë të “guximshëm”, e provojnë fatin e tyre, edhe pse kanë mungesë të edukatës qytetare.

Statistikat e Zyrës së Punësimit në shumë rrethe flasin për refuzim masiv të të rinjve qytetarë për vende të ndryshme pune, dhe gatishmëri absolute të atyre që vijnë nga fshatrat. Mbipopullimi i qyteteve të mëdha dhe braktisja e fshatrave, mbetet një problem që do ti hapë telashe të tjera vendit në dekadat që vijnë. Por aktualisht detyrë imediate mbetet aftësimi i të ardhurve me edukatën qytetare, ose modelin e duhur të komunikimit të përditshëm.Dhe kjo nuk arrihet vetëm përmes shkollimit të tyre, por mbi gjithçka përmes përshtatjes së tyre me ambientet e reja të punës dhe banimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”