Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ujërat e Barit. Mediat italiane shkruajnë se një rimorkiator i nisur nga Ancona me destinacion Shqipërinë është fundosur në det.
Dyshimet e para janë për 5 persona të humbur.
Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së mërkursës, në brigjet e Barit ku rimorkiatori “Franco P” u fundos rreth 60 milje larg bregut.
Shkaku dyshohet të jetë bërë deti i trazuar. “Sipas hetimeve fillestare rezultojnë të zhdukur 5 persona. Rimorkiatori ishte nisur drejt Shqipërisë”, shkruajnë mediat italiane.
Një 63-vjeçar nga Katania, i cili ishte drejtuesi i rimorkiatorit u shpëtua nga një anije e Autoritetit Portual.
Kërkimi për personat e zhdukur vijon ende, i koordinuar nga Kapiteneria e Portit të Barit, por e ndihmuar dhe nga autoritetet kroate.