MENU
klinika

"Drita e të ardhmes nuk jam as unë, as doktori!"

Gara për kreun e PD/ Voton Ibsen Elezi

22.05.2022 - 11:27

Pas ish-kryeministrit Sali Berisha ka votuar edhe rivali i tij në garë për kreun e PD, Ibsen Elezi. Ai kërkoi të zhvillohet një proces i rregullt dhe transparent pa manipulime në votim.

Elezi deklaroi se pas shpalljes së përfundimit të procesit do ta njohë rezultatin, por theksoi se nuk do të tolerojë asnjë shkelje.


“Të numërohet çdo votë dhe të mos shtohet asnjë votë për asnjë kandidat. Ka zëra që qarkullojnë sepse në të kaluarën ka pasur shkelje nga më të rëndat. Në të kaluarën ka ndodhur rëndom kjo punë. Edhe po të kem informacion nuk mund ta mbështes në asnjë fakt. Kam vëzhgues në qendra.

Kam mbajtur një qëndrim tolerues në momentin kur ata nuk e kanë pasur vullnetin për t’u deklaruar në proces. Drita e së ardhmes nuk është as doktori dhe as unë. Drita e së ardhmes është vota e lirë. Individët nuk janë drita e diellit. Jemi në sistem parlamentar.

Njerëzit duhet të vendosin për ide dhe jo për individë. Jam fokusuar shumë te procesi dhe kjo ka qenë arsyeja pse kam pranuar të jem në garë. Besoj se pas shpalljes së përfundimit do ta njoh rezultatin por nuk do të toleroj. Kam toleruar shkelje të vogla dhe parimore. Nuk mund ta toleroj sepse është patoleruesme”, tha Elezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN