Policia e Sarandes, pas nje pune intensive 7 mujore ka arritur te identifikoje dhe kape dy organizatoret e grabitjes me arme te noterit Thoma Kaçi, ndodhur ne 20 tetor 2021 ne lagjen nr.4 te Sarandes. Ne prangat e policise se Sarandes kane perfunduar Samet Brahimi 34-vjec nga Shkodra dhe Ilia Mata, 29-vjec nga Tirana. Dy te dyshuarit jane vene ne pranga pas urdher arresteve te leshuara ne 18 maj nga Prokuroria e Sarandes.
Brahimi u arrit te kapej tek kryqezimi i Laprakes teksa udhetonte bashke me nje shok ne nje automjet “Wolsvagen” ku u gjet edhe nje arme zjarri Kallashnikov. Burime policore bejne me dije se identifikimi i tyre erdhi pas kqyerjes se pamjeve filmike diten e ngjarjes dhe me pas por edhe pas nje deshmie qe sipas policise, eshte kyc ne dosjen hetimore dhe qe perben prove per akuzen ndaj Brahimit e Mates.
Per kete ngjarje prej 3 nentorit 2021 ndodhen ne paraburgimin e Sarandes edhe Elis Avduli 53-vjec, banues ne Konispol, i njohur si “Mile Xhafa”, Oltjon Kolonja alias Oltjon Pula 40-vjec banues ne Sarande dhe Vladrias Himaj, 35-vjec banues ne Sarande. Sipas policise, ka prova te reja qe i implikojne te peste shtetasit e arrestuar si bashkepunetore ne grabitje ne rolin e organizatoreve dhe ekzekutoreve.
Policia nderkohe ka ne dore edhe nje arme zjarri Kallashnikov te gjetur te hedhur ne det, nje jave pas ngjarjes. Ne fakt tre te arrestuarit e pare kane bere disa here kerkesa ne gjykate per zevendesim te mases se sigurimit por kjo nuk eshte pranuar. E rradhes eshte ajo e 25 majit, kur ne Gjykaten e Sarandes nga Gjyqtari Alban Veçani pritet te shqyrtohet kerkesa e Oltjon Kolonjes per zevendesim mase sigurimi.
Policia e Sarandes nderkohe shprehet se puna e kryer per zbardhjen e kesaj ngjarjeje eshte nga me intensivet e kryera dhe se provat shkencore tashme jane te pakundershtueshme per krijimin e akuzes per te dyshuarit.
Mengjesin e 20 tetorit 2021, dy persona i zune prite Thoma e Martha Kaçit teksa ata po merrnin ashensorin per te dale nga banesa ne lagjen nr.4 te Sarandes. Nen kercenimin e nje Kallashnikovi, grabitesit i futen brenda bashkeshortet, i lidhen dhe u larguan me rreth 13.500 euro dhe mbi 5 milione leke te vjetra e dy celesa automjetesh. Ne deshmine e tij noteri Kaci tha se fillimisht njeri prej autoreve i tha se kishte urdher per ta vrare Kacin por nese ai i jepte para, ai do e falte. Pas arrestimit te tre te dyshuarve te pare, ne paraqitjen per njohje ne Komisariat, Kaci arriti te identifikonte fizikisht njerin prej tyre.