MENU
klinika

Horror në Serbi

Gruaja vret burrin, e copëton me sharrë elektrike dhe…

31.05.2022 - 10:31

Detaje tronditëse nga horrori në Serbi. Gruaja ka vrarë burrin dhe më pas e ka copëtuar. Por duket se është mjaftuar me kaq, pasi ajo e ka gatuar trupin e tij të bërë copë e çikë. Krimi i rëndë ndodhi 15 ditë më parë në Zrenjanin të Serbisë. Një 46-vjeçare vrau dhe preu me sharrë elektrike trupin e burrit.

Tashmë autorja e krimit është arrestuar. Blic publikoi informacione rreth krimit, duke pyetur se si një grua arriti të vriste një burrë fizikisht më të madh.

Vrasësja më pas gatoi organet e burrit, veshkat, zemra, organet gjenitale, madje edhe të gjithë këmba e viktimës.
Ish-bashkëshorti i 46-vjeçares vlerëson se reagimi i saj i dhunshëm është ndoshta për faktin se viktima nuk donte në shtëpi dy fëmijët e saj, nga martesa e parë, të cilët i donte shumë. Dy fëmijët e mitur u dërguan tek babai i tyre, ndërsa po monitorohen nga ekspertët për mbështetje psikologjike.