MENU
klinika

“Kallëzime penale për kryetarë bashkie”

Hoxha: Leli mund të jetë një nga “shënjestrat” e Ramës

13.05.2022 - 13:45

“Akuzat e bëra së fundmi nga kryeministri Edi Rama në drejtim të SPAK tregojnë se qëndrimi i mbajtur deri më sot nga mazhoranca për Reformën në Drejtësi nuk ka qenë i sinqertë.”

Kështu është shprehur gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Abc Live me Sibora Bitrin.

Ndërsa solli në vëmendje se në këto tre vite jemi mësuar që SPAK të sulmohet nga opozita, Hoxha tha se Rama e tregoi vetë (pa dashje) se përse sot po e drejton gishtin nga SPAK-u.

“Reagimi i Ramës la të kuptohej që ka diçka që nuk shkon. Pse po hetoni vetëm në oborrin tonë? Përgjigja e Ramës pse po sulmohet SPAK pikërisht tani. Dvorani, rasti që u mor se është një gjyqtar që u mbështet nga ambasada amerikane. Ajo që tha i dekonspiroi planin që kishte në kokë.”

Në fjalimin e tij në Asamblenë e PS-së, kreu i të majtëve tha se do të ketë edhe kryetarë bashkish që do të hetohen. Dhe, një prej tyre sipas Artan Hoxhës mund të jetë Dritan Leli.

“Mund të jetë Vlora. Leli ka refuzuar të dorëhiqet, mund të jetë objektiv i kryeministrit. E vetmja zgjedhje është një procedim…”

Por cilat janë çështjet që ka aktualisht në duar SPAK, Artan Hoxha shpjegon:

“Për vitin e kaluar janë 1500 persona të përgjuar. SPAK deri më tani ka cuar për gjykim një në 5 çështje. Ka pezulluar 17 për qind, dhe ka transferuar në prokurori të tjera mbi 40 për qind. Ato në gjykim janë: Çështja e ish-kryeporokurorit Adriatik Llalla, rasti Tahiri, rasti i Mediut, Alqi Bllako, afera e inceneratorëve, Mediu për Gërdecin…

Kurse, sipas Hoxhës, “21 janari” nuk është nën hetim nga SPAK, por familjarët kërkojnë që të hetohet nga Prokuroria e Posaçme pasi dy nga viktimat janë pa autor. Ka shumë zhurmë për hetimet që ka SPAK, por realisht këto janë gjërat që ka në duart SPAK.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”