12.05.2022 - 13:46
Kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli, i ka dhënë ndihmën e parë një të moshuari, që nuk është ndier mirë, në bregdetin e Vlorës.
Nga inbformacionet e para, mësohet se i moshuari ka pësuar parainfarkt dhe pas ndihmës që mori nga Leli dhe qytetarëve që ishin në zonë është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Nga pamjet e siguruara nga bacneës.al duken qytetarëve që i vijnë në ndihmë të moshuarit, ndërsa Leli vrapon drejt tij me një bidon me ujë.