MENU
klinika

I zhgënjyer nga zhvillimet në PD

Ibsen Elezi: Duhej zhbërë modeli Basha

24.05.2022 - 22:22

Kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi thotë se partia në kohën e Lulzim Bashës nuk kishte statut ndaj dhe modeli i tij duhej zhbërë. Pavarësisht garës në PD dhe ndryshimeve të Rithemelimit në Statut, Elezi duket i zhgënjyer.

Ai është shprehur se ata që mbështesnin Lulzim Bashën, tashmë kanë kaluar në krahun e Sali Berishës dhe janë bërë me të.

“Kryesia ka marrë atëherë një vendim të cilën nuk e zbardhën kurrë që unë ta lexoj. Thjesht ne mendojmë që ti nuk duhet të jesh. Duhet të kesh një vendim të shkruar, që në atë vendim të argumentohet mbështetur në statutin e PD, pasi ti nuk mund të marrësh një vendim pa u mbështetur në rregullat e partisë. Nuk pati.

Unë e kërkova në mënyrë të vazhdueshme por, PD në atë kohë funksiononte pa statut, funksiononte pa sensin e marrjes së një vendimi, pa sensin e funksionimit të organeve. Kjo ishte arsyeja që duhej zhbërë modeli Basha nga partia dhe përveç modelit Basha dhe të gjithë ato që e rrethonin Bashën, por që fatkeqësisht sot janë në krahun e Berishës…”, u shpreh Elezi në Ora News.