MENU
klinika

Abazoviç s’ka dilema

“Jam i gatshëm ta nënshkruaj marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe”

15.05.2022 - 21:52

Jam i gatshëm të nënshkruaj Marrëveshjen Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Për derisa një marrëveshje e tillë është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Malit të Zi, Abazoviç tha se nuk ka asnjë problem që kjo marrëveshje të nënshkruhet.

“Nëse po flasim se a do ta nënshkruaj ose jo Marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, përgjigja është po. Jam i gatshëm ta nënshkruaj pa asnjë problem”, tha kryeministri, raportoi RTCG,.
“Ne duam të promovojmë kontekstin liberal të lirive fetare, ku secili besimtar ka të drejtat e njëjta”, ka thënë Abazoviç.