MENU
klinika

Serie A, Java 35

Juventus vuan, mendon Bonucci me dopietë për fitoren

01.05.2022 - 14:32

Juventus ka mundur 2-1 Venezia-n në javën e 35-të të kampionatit dhe ka hipotekuar vendin e katërt në renditje, që vlen edhe kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Siç e tregon edhe rezultati, ka qenë një fitore e vuajtur për Zonjën e Vjetër. Një fitore që ka patur një protagonist të vetëm, Leonardo Bonucci-n. Mbrojtësi veteran, i cili ka mbushur 35 vjeç ditën e sotme, ka qenë autori i dy golave që i kanë dhuruar tri pikët skuadrës së Massimiliano Allegri-t.

Pesë gola për Bonucci-n në këtë sezon të Serisë A, një rekord i ri personal në një sezon të vetëm të kategorisë kryesore të futbollit italian.

Venezia, që lufton për mbijetesë, ka arritur të rihapë ndeshjen në minutën e 71-të me një gol shumë të bukur të Aramu, por qendërmbrojtësi i Juventus-it ka shuar shpresat e miqve për të marrë pikë në Torino pesë minuta më mbrapa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon