MENU
klinika

“Berisha pengon takimet e mia”

Komisioni Zgjedhor në PD pret kalendarin e Ibsen Elezit

13.05.2022 - 11:12

Kandidati për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi, ka hedhur akuza ndaj Berishës se ky i fundit po i pengon takimet me bazën me anë të kryetares së komisionit zgjedhor të PD-së, Albana Vokshi. Elezi nënvizoi se ky komision ka përgjegjësi që t’i përcaktojë një kalendar të takimeve me bazën, gjë të cilën sipas tij ata nuk do ta bëjnë.

Ndërkohë, Komisioni i organizimit të zgjedhjeve në PD njoftoi se Sali Berisha ka dorëzuar pranë tij kalendarin e takimeve për pesë ditët në vijim, por ende këtë hap nuk e ka hedhur Ibsen Elezi.

Komisioni, që mblidhet çdo ditë në orën 10, thotë se ka marrë të gjitha masat për t’i siguruar çdo kandidati listën digjitale të anëtarësisë, ambiente pune dhe infrastrukturën elektorale në Selinë Qendrore dhe në degë, si dhe akses të plotë në zyrën e shtypit të PD-së.

Komisioni u kërkon kandidatëve që të respektojnë deklaratën e firmosur për etikë dhe jo retorikë negative në garë, ndërsa është i angazhuar për të garantuar fushatë të barabartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qyteti nga Berisha do të nisë fushatën

Kush do ta marrë kreun e Partisë Demokratike?