MENU
klinika

Mungesë burimi për pasurinë dhe...

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Gjirokastrës

09.05.2022 - 10:48

Prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj nuk ka mundur të kalojë shkallën e parë të vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka shkarkuar nga detyra mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas Reporter.al, prokurorit Kasaj i janë gjetur një sërë problematikash lidhur me kriterin e pasurisë.

Prokurorit Emror Kasaj i kishte kaluar barra e provës për deklarim të rremë pasurie dhe mungesë burimesh financiare.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar më 17 mars, prokurori dha shpjegime për një sërë transaksionesh për të cilat pranoi vetë se ishte treguar “shumë naiv” dhe që ishin “mjaft të vështira për t’u shpjeguar”.

Emror Kasaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë Gjyqësore. Prej vitit 2015, ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë