MENU
klinika

Përgatitjet për Ligën e Kombeve

Kumbulla i bashkohet Kombëtares si triumfator

28.05.2022 - 19:35

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon përgatitjet për ndeshjet kundër Islandës më 6 qershor në transfertë, Izraelit në shtëpi më 10 qershor dhe miqësores me Estoninë në datën 13 qershor në stadiumin “Air Albania”.

Skuadra ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në Durrës, aty ku është grumbulluar. Me grupin është bashkuar edhe mbrojtësi Marash Kumbulla i cili këto ditë ka festuar me Romën trofeun e Ligës së Konferencës.

Njëkohësisht, është paraqitur edhe portieri i Kukësit, Angelo Tafas, i cili do të qëndrojë disa ditë me kuqezinjtë si pjesë e grupit të Shpresave që stërvitet me ta. Stërvitja filloi në orën 15:30 nën urdhrat e teknikut Reja, ndërsa për Elseid Hysajn dhe Etrit Berishën filloi ne 16:45.

Këto 45 minuta i kanë shërbyer dy lojtarëve që aktivizohen në Itali për të punuar me disa ushtrime force. Ndërkohë që me ta është bashkuar edhe Enea Mihaj i cili po ashtu ka punuar punon individualisht.

Teksa minutat kalonin, grupi i plotësua me futbollistët e tjerë, me përjashtim të Brojës i cili ka rezultuar pozitiv dhe vetëm pasi të rezultojë negativ do të mund të udhëtojë për t’iu bashkuar kombëtares.

Përfaqësuesja do të stërvitet deri në datën 4 qershor në Durrës, ndërsa ditën e martë do të zhvillojë një miqësore brenda grupit në stadiumin “Niko Dovana” në orën 18:00.