MENU
klinika

“Mundësi për përparim në fushën e drejtësisë”

Kurti: Po përgatitemi për aplikimin e Kosovës në NATO

29.05.2022 - 12:56

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur këtë të dielë mbledhjen e 57-të të Këshillit të Përgjithshëm.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti ka deklaruar se imazhi i Kosovës ka një përmbajtje më të re si në kuptimin politik ashtu edhe ekonomik.

Ai ka deklaruar se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa shtoi se po përgatiten për aplikim edhe në NATO dhe BE.

“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në KiE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparoj më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, tha Kurti.

Ai u shpreh se një vit qeverisje ka qenë shumë sfidues, duke përmendur pandeminë, krizën energjetike, agresionin rus në Ukrainë e shumë çështje tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mes tyre ka përplasje interesash!

Raportet SHBA-Rusi shkojnë drejt përkeqësimit!