Juventus synon ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin dhe më pas të mendojë për merkaton dhe sezonin e ardhshëm. Pasi të mbyllen ndeshjet e fundit të sezonit, Zonja e Vjetër do të duhet të nisë punën për të përforcuar skuadrën dhe për të gjetur pasardhësin e Paulo Dybala, i cili do të largohet me kosto zero në fund të sezonit.
Një pasardhës që mund të vijë nga Manchester City i Pep Guardiola-s, që është akoma në garë për dy kompeticionet më të rëndësishme, Premier League dhe Champions League.
Pikërisht në gjysmëfinalen e parë që Qytetarët kanë luajtur kundër Real Madrid ka bërë bujë përjashtimi i radhës nga formacioni titullar i Jack Grealish, blerja rekord e City-t verën e kaluar. Fantazisti anglez i ka kushtuar klubit anglez plot 117 milionë euro.
Megjithatë, statistikat e ish-yllit e Aston Villa-s në këtë sezon flasin për një dështim. 26-vjeçari, në fakt, ka arritur të shënojë vetëm 5 gola në këtë sezon në 34 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet mes kupave dhe kampionatit.
Duket se pesha e shifrës së majme e shpenzuar për të ka patur një ndikim negativ në sezonin e parë te City të Grealish, i cili duket shumë larg lojtarit që ka shkëlqyer në sezon e kaluara me Aston Villa-s.
Sipas Calciomercatoëeb.it, futbollisti anglez mund të jetë një mundësi e artë në merkato, me formulën e huazimit, për Juventus-in. Drejtuesit e City-t, në fakt, mund ta marrin në konsideratë një lamtumirë të parakohshme për të mos i ulur vlerën investimit të madh të bërë verën e kaluar.
Me këto kushte, huazim me të drejtën e blerjes së mundshme, mund të bëhet e gjallë Juventus-i, që do të duhet të zëvendësojë një lojtar si Paulo Dybala.