MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 33

Laçi likuidon edhe Kastriotin, vuloset vendi i dytë

08.05.2022 - 18:44

Laçi nuk ndalet në këtë fund të kampionatit. Kurbinasit morën fitoren e tretë radhazi, teksa mposhtën me përmbysje 4-1 Kastriotin dhe tashmë matematikisht siguruan vendin e dytë në kampionat, 10 pikë pas Tiranës kampione dhe 11 pikë para Partizanit të vendit të tretë, kur mbeten edhe 3 javë nga fundi.

Në fakt, ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh. Në 34’, Ajazi përpiqet ta çojë topin në rrjetë, por nuk ia del, teksa dyshohet për një prekje të topit me dorë. Arbitri shkon në VAR për ta verifikuar dhe penallti. Në 38’, është vetë Ajazi që merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe realizon pë 0-1.

Por pa kaluar as 2 minuta, Laçi barazon me Adeleken. Kurbinasit nuk do të ndaleshin me kaq, pas në minutën e 43-të shënojnë edhe golin e dytë. Pas një asisti nga Deliu, Shehu shënon dhe përmbys sfidën në 2-1 që në pjesën e parë.

Dominimi i vendasve vijon edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 63-të, Qato godet nga një distancë shumë e largët dhe e dërgon topin në rrjetë, me portierin Sali që nuk ia del ta ndalë. Në fund, Laçi shënon edhe golin e katërt me Zarubicën dhe mbyllet 4-1 për kurbinasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vlonjatët kalojnë në Kategorinë e Parë

Flamurtari rinis ngjitjen, kampion në Kategorinë e Dytë


Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon