MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Leximi i celularit shtrirë është i dëmshëm?

17.05.2022 - 12:06

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Leximi i celularit shtrirë është i dëmshëm?

Mjeku: Njeriu ka nevojë për një kohë pushimi dhe rikuperimi përgjatë veprimtarisë së 24-orëshit, përfshirë këtu dhe orët e gjumit. Kjo periudhë (e çlodhjes dhe rikuperimit) ka sasinë kohore optimale varësisht nivelit të lodhjes, llojit të veprimtarisë ditore, por nuk është pa fund. Teprimi me qëndrimin shtrirë të kujton pasojat e astronautëve nga qëndrimi në hapësirë me mungesë graviteti. Strukura kockore është programuar për peshëmbajtje dhe përballim të trysnisë fizike. Në mungesë të tyre, ajo (struktura kockore) do të fillojë të humbasë minerale (që përbëjnë densitetin kockor) pasi nga qëndrimi shtrirë ose pasiv për kohë jashtë normales, ka marrë mesazhin se nuk i duhen më. Në rastin kur kjo kohë konsumohet në prani të pajisjeve me valë, ku hyn dhe celulari, na duhet të llogarisim dhe efektin potencues negativ të RFR (radiacionit radiofrekuent), i cili me anë të jonizimit të ajrit, ndikon në metabolizmin kockor, duke zhbalancuar aktivitetin rezorbues/kockëformues. Në fakt, ai (RFRja) nxit osteoklastet dhe frenon osteoblastet, me pasojë dobësim të strukturës kockore që perceptohet me dhimbje të strukturave osteoartikulare sidomos në qëndrime dhe ecje në këmbë ose në mbajtje të peshave dhe gjatë ushtrimit të aparatit skeletor në sforcime dhe tensione fizike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Atëherë mësoni çfarë po ju ndodh me mbipeshën

Edhe ju lundroni në internet para se të flini?