MENU
klinika

OBSH thirrje për masa

Lija e majmunëve/ Disa shtete kanë nisur vaksinimin

25.05.2022 - 13:47

Shpërthimi i rasteve të lisë së majmunëve jashtë Afrikës mund të frenohet, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndërkohë, shumë shtete thanë se do të fillonin vaksinime, për të luftuar infeksionet në rritje. Kjo nismë erdhi pasi autoritetet hetuan 237 raste të dyshuara dhe të konfirmuara të virusit në 19 vende që nga fillimi i majit.

Ky numër pritet të rritet, kanë thënë zyrtarët e OBSH-së. Por shumica e infeksioneve deri më tani nuk kanë qenë të rënda. Shkencëtarët nuk presin që shpërthimi të evoluojë në një pandemi si COVID-19. Lija e majmunëve është një infeksion viral zakonisht i lehtë që është endemik në pjesë të Afrikës perëndimore dhe qendrore.

Ai përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë. Rrallëherë është parë në pjesë të tjera të botës, kjo është arsyeja pse shfaqja e fundit e rasteve ka ngritur alarmin. Shumica janë raportuar në Evropë.
Të martën, Anglia raportoi 14 raste të reja, duke e çuar totalin në 70 që nga 7 maji.

“Ne ju inkurajojmë të gjithëve që të rrisni mbikëqyrjen e lisë së majmunëve për të parë se ku janë nivelet e transmetimit. Gjithashtu për të kuptuar se sa do të rriten infektimet”, tha Sylvie Briand, drejtore e OBSH-së për Përgatitjen Globale të Rrezikut Infektiv.

“Ekzistojnë gjithashtu vaksina dhe trajtime të disponueshme për linë e majmunëve, shtoi ajo, duke bërë thirrje për masa të përshtatshme kontrolli.

OBSH po punon për udhëzime të reja për vendet mbi strategjitë e vaksinimit dhe po thërret takime të mëtejshme për të mbështetur shtetet anëtare me më shumë këshilla se si të trajtojnë situatën.

Disa vende tashmë po marrin masa paraprake për të siguruar mbrojtje për njerëzit që mund të jenë ekspozuar ndaj virusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët ngrenë alarmin: Infeksioni mund të rritet pasi…

Sa të shqetësuar duhet të jemi nga lija e majmunëve?


"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë