MENU
klinika

Meteorologët paralajmërojnë ciklon

Masat e nxehta ajrore ‘mbërthejnë’ vendin deri në fundjavë

26.05.2022 - 12:51

Masa mjaft të nxehta ajrore po mbretërojnë në rajonin tonë, ndërsa jo-stabilitetet e këtyre ditëve janë të kufizara vetëm në disa zona të izoluara të cilat ndodhin pasdite dhe sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Shumica e territorit ende mbetet pa reshje atmosferike deri në fundjavë kur do të kemi depërtimin e masave të fuqishme ciklonike të cilat më në fund mund të na sjellin reshje më intensive dhe më të përhapura të shiut.

Sot, nesër dhe pasnesër na pret mot i nxehtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe temperatura të larta. Nuk do të mungojnë vranësirat të cilat pasdite mund të sjellin rrebeshe me bubullima në zona të izoluara.

Të shtunën pritet të kemi destabilizim të fuqishëm të atmosferës dhe priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat pritet të na sjellin reshje shiu dhe rrebeshe shumë më të përhapura me vetëtima dhe bubullimë. Të dielën cikloni pritet të shtrihet në Detin Jon dhe reshje dhe rrebeshe shiu priten pothuajse në shumicën e territoreve tona duke përfshirë edhe bregdetin shqiptar.

Sipas ecurive aktuale sinoptike fillimi i javës së re pritet të jetë i freskët dhe me reshje lokale shiu, ndërsa stabilizim gradual i motit dhe rritje e temperaturave pritet nga e marta./MeteoBallkan