Konferenca e Kryetarëve është mbledhur sërish sot për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Deputetja e PS, Klotilda Bushka, anetare e mazhorances ne Konferencen e Kryetareve propozoi qe ne daten 15 maj te behet dorezimi i kandidaturave.
Keto kandidatura me pas do te shqyrtohen ne 16 maj nga Komisioni i Ligjeve.
Klotilda Bushka: Propozoj që raundi i parë të jetë në datën 16 maj ora 17:00 me disa detyra që duhen kryer paraprakisht.
Njëra nga këto është përcaktimi i datës për dorëzimin e kandidaturave nga të paktën 20 deputetë. Propozoj të jetë data 15 maj ora 16:00 pasdite në protokollin e Kuvendit.
Gjithashtu në 16 maj duhet komisioni i Ligjeve të mblidhet për të shqyrtuar kandidaturat e dorëzuara.
E do duhet po konferenca e kryetarëve të caktojë orën e mbledhjes së komisionit për cështjen ligjore. Propozoj që të mbahet në 16 maj ora 10:00.