Kylian Mbappé e ka vendosur tashmë të ardhmen e tij. Ai e tha këtë në galanë e futbollit francez, të mbajtur mbrëmjen e së dielës, 15 maj. E ardhmja e tij kalon përmes Real Madridit. Sulmuesi dhe Real Madridi e mbyllën marrëveshjen javën e kaluar.
Ata vulosën gjithçka që u fol në muajt e fundit, kohë në të cilat Mbappe ka marrë lloj-lloj presionesh, duke filluar nga ato të ushtruara nga drejtuesit e klubit të tij, pastaj nga tifozët dhe duke përfunduar nga politikanët me Macron në krye.
Ai nuk ka dyshuar kurrë, por ato presione, disa të shoqëruara me para shumë larg çdo logjike futbollistike, kanë arritur të krijojnë tension dhe momente të vështira për t’u përballuar. Taktikat e Florentino Pérez kanë qenë shumë të thjeshta gjatë gjithë sezonit.
Ai nuk ka kërkuar një parakontratë të firmosur, gjithçka e ka bazuar në përkushtimin dhe dëshirën e futbollistit për të luajtur për Real Madridin. Klubi i bardhë ka qenë gjithmonë aty, në hije dhe duke përdorur njerëz kyç, të afërt me kampionin e botës.
Ai iu është shmangur gjatë gjithë kohës kontakteve të drejtpërdrejta, pavarësisht se nga 1 janari mund ta bënte këtë pa shkelur asnjë rregull. E hëna dhe e marta, që përkonin me vizitën e Mbappe në Madrid, ishin ditët kur gjithçka u qartësua dhe të gjitha dyshimet u zbardhën.
José Ángel Sánchez, drejtori i përgjithshëm i Real Madrid, mori drejtimin, duke lënë mënjanë çështje të tjera që ai kishte planifikuar të mbyllte gjatë atyre ditëve. Agjentët e lojtarëve të tjerë i panë takimet të anuluara, por ia vlejti, siç u duk edhe me gëzimin e përjetuar në zonën fisnike të “Valdebebas”.
Marrëveshja e arritur garantoi një ‘po’ nga Mbappe, mjedisi i të cilit përsëri kërkoi kujdes deri në përfundimin e angazhimeve me PSG. “Duhet të respektojmë të gjitha palët e përfshira. Edhe unë jam me nxitim, por nuk ka të bëjë vetëm me mua. Ka mbaruar, kanë mbetur vetëm disa detaje, por ka mbaruar”, – tha francezi në galanë e futbollit francez.