Përfundon sezoni në Kategorinë e Parë, ku janë mësuar edhe verdiktet e shumta. Bylisi, i shpallur kampion, u mund me përmbysje nga Besa E Kavajës në transfertë, ndërsa Erzeni mori një fitore minimale në shtëpi përballë Besëlidhjes.
Korabi, Apolonia, Tërbuni dhe Tomori janë skuadrat të cilat do të ndeshen në fazën “play-off”, për të shpresuar një vend në Superiore sezonin e ardhshëm.
Për sa kohë i përket zonës së rënies, biletat ishin prerë me kohë, me Skumbinin, Vorën, Maliqin dhe Butrintin që do të luajnë në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm, ndërsa Turbina dhe Pogradeci nuk ia dolën të shpëtonin nga zona “play-out”.
REZULTATET
Apolonia 6-1 Vora
Krasniqi 8′, Omeri (P) 42′, Zoga 51′, Smaci 60′, Kovaci 62′, Kananaj 66′ / Balla (P) 33′
Besa 3-2 Bylis
Hyseni 39′, Hoxha 55′, Mecja (P) 68′ / Qardaku 14′, 22′
Butrinti 1-0 Turbina
Hyska 53′
Erzeni 1-0 Besëlidhja
Raboshta 2′
Maliqi 3-0 Burreli
Ivani 59′, Mucollari 67′, Kendezi 84′
Shkumbini 0-3 Lushnja
Canka 3′, Haxhiu 66′, Camko 74′
Tërbuni 2-0 Korabi
Mezini 24′, Filipi 65′
Tomori 1-1 Pogradeci
Caco 56′ / Pengu 62′