MENU
klinika

Renditja pas javës 36

Mbyllet Superiorja, verdiktet finale të kampionatit

26.05.2022 - 19:00

Tirana kampione e ka mbyllur me humbje kampionatin, 2-3 ndaj Kukësit në “Selman Stërmasi”. Verilindorët mbajnë vendin e katërt, por vetëm nëse Laçi fiton Kupën e Shqipërisë, atëherë mund të marrin pjesë në Conference League.

Keqardhja e vetme e bardhebluve është për Taulant Seferin, i cili nuk arriti të siguronte trofeun e Këpucës së Artë, të cilin e mori Guindo i Laçit. Të dy kishin shënuar nga 19 gola, por nga minutazhi më i pakët përfitoi sulmuesi afrikan.

Fitorja e Vllaznisë 3-1 në Kamëz ndaj Kastriotit, lë shkodranët në vendin e pestë dhe jashtë Evropë, pjesëmarrjen mund ta sigurojnë vetëm nëse mundin Laçin në Kupë, e kështu do të mbetej jashtë Kukësi.

Laçi, që kishte siguruar vendin e dytë, humbi 3-4 në shtëpi përballë Partizanit, me të kuqtë që e mbyllin në vendin e tretë. Dy takimet e tjera dhanë këto rezultate: Egnatia-Dinamo 1-1 dhe Skënderbeu-Teuta 0-0. Dinamo dhe Skënderbeu bien nga Superliga, Egnatia do të presë më 31 maj Korabin për të diskutuar vendin e fundit në Superiore.