MENU
klinika

Ku të shkoni me pushime?!

Mësoni vendet e përzgjedhura për 2022-in!

21.05.2022 - 08:07

Po kërkoni të planifikoni pushimet tuaja verore? Duke pasur parasysh që mund të udhëtojmë përsëri pothuajse kudo në botë, është disi e vështirë që të përpiqemi të zgjedhim saktësisht një vend se ku do të shkojmë. Për fat të mirë, ‘Airbnb’ sapo ka publikuar një raport të detajuar i cili tregon destinacionet se ku po dynden njerëzit këtë verë, kështu që ju ose mund të planifikoni pushimet tuaja në një vend që është realisht në trend ose mund të zgjidhni t’i shmangeni turmave dhe të shkoni diku tjetër.

Kur bëhet fjalë për turizmin brenda vendit, njerëzit në mbarë botën po ikin nga qytetet në drejtim të fshatit. Në Mbretërinë e Bashkuar, kjo do të thotë se ata lëvizin nga Londra për në Cornwall; në Itali, nga Roma në Sardenjë dhe në Spanjë nga Barcelona në Costa Blanca. Në SHBA, zonat rurale si Florida Panhandle dhe Parku Kombëtar Acadia po bëhen shumë të njohura. Njerëzit gjithashtu kanë dëshirë që të pushojnë për një kohë më të gjatë dhe nuk mund t’u vihet faj për këtë.

Vendet më të njohura për pushimet më të gjata këtë vit janë Melburni, Sao Pãulo, Montreali, Parisi dhe Berlini (në këtë renditje). Ndoshta mund të keni dëshirë që t’i shmangni këto destinacione nëse nuk ju pëlqejnë shumë turmat. Raporti tregon gjithashtu se njerëzit po largohen nga destinacionet e tyre të rregullta. Dhjetë qytetet më të njohura përfaqësonin vetëm 8% të të ardhurave të përgjithshme të këtij viti nga kjo industri, krahasuar me 12% në vitin 2019. Pavarësisht masave të këtij qyteti për të “luftuar” turizimin e tepërt si për shembull aplikimi i një tarife hyrjeje për udhëtarët ditorë, Venecia mbetet destinacioni më popullor në botë.

Destinacione verore tendencë në të gjithë botën/kërkime në tremujorin e parë:

1. Bodrum, Turqi
2. Ibiza, Spanjë
3. Villasimius, Itali
4. Devon, Mbrëtëri e Bashkuar
5. Korcula, Kroaci
6. San Vito Lo Capo, Itali
7. Nîmes, Francë
8. Maine, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
9. Freiburg im Breisgau, Gjermani
10. San Teodoro, Itali

Ndërkaq, tani që më në fund mund të udhëtojmë lirisht nëpër botë, nisja e një udhëtimi vetëm nuk është më një gjë e veçantë, por një përvojë jetësore që tërheq interesin e shumë njerëzve. Megjithatë, ideja për të udhëtuar vetëm mund të jetë e frikshme për këdo që i afrohet për herë të parë këtij lloji pushimi.