MENU
klinika

Sheikëve po u humb durimi

Milan “frenon” shitjen tek Investcorp, hap “ankand”

13.05.2022 - 17:21

Durimit po i vjen fundi dhe me sa duket “Investcorp” i ka dhënë ultimatum “Elliott”-it për blerjen e Milanit. Sipas “La Gazeta dello Sport”, raportohet një acarim i fondit nga Bahrein në lidhje me zhvillimin e bisedimeve, sidomos pas daljes në skenë të “RedBird”, një tjetër kolos i interesuar për blerjen e kuqezinjve.

Këta të fundit kanë propozuar 1.1 miliard euro, ndërkohë që “Investcorp” 1.18 miliard euro. Tryeza e negociatave është ndezur, me fondin arab që kërkon një përgjigje nga familja Singer për ofertën e bërë.

Kontrollet nuk kanë hasur problematika dhe shitja mund të vijojë pa probleme, por me sa duket “Elliott” po synon një “ankand” për të marrë ndonjë propozim më të majmë për aksionet kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gati 20 mijë fanella me emrin e tij

Real Madrid hidhet në kundërsulm për Mbappe


Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon