MENU
klinika

Serie A, Java 35

Milan tregohet cinik, 3 “finale” larg titullit

01.05.2022 - 16:58

Milan është treguar cinik ndaj Fiorentinës në “San Siro”, duke u mjaftuar me vetëm një gol. Një fitore 1-0, por që mban në krye kuqezinjtë edhe pas javës 35 dhe tashmë janë vetëm 3 ndeshje larg titullit.

Loja nisi me shumë raste për kuqezinjtë, por që nuk mundën të finalizonin. Atëherë kur sfida mendohej se po shkonte drejt fundit, ishte portugezi Leao, i cili përfitoi në mënyrën më të mirë nga një gafë e portierit Terraciano, për t’i dhënë tre pikët Milanit.

Kështu skuadra e Piolit vazhdon të jetë në vendin e parë në renditje dhe tani shpreson për një gafë të Interit, për të thelluar akoma më shumë diferencën me rivalët.

Në sfidën tjetër të luajtur, Torino mposhti me përmbysje Empolin, me shifrat 1-3, me Berishën që ishte në portë për miqtë, ndërsa nga ana tjetër, u aktivizua vetëm Asllani.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon