MENU
klinika

Zv.kryetarja: Më ngelet vetëm t’i kërkoj shërbimeve të Gardës…

Momentet e tensionit në Kuvend/ Berisha zë foltoren pa iu dhënë fjala

30.05.2022 - 16:09

Ish-kryeministri Sali Berisha ka krijuar një moment tensioni në përfundim të seancës plenare, kur mori fjalën në foltore pa iu dhënë, ndërkohë që zv kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i kërkonte që të lironte foltoren.

Ermonela Felaj: Zoti Berisha nuk e di përse e kërkoni fjalën pse ajo lexoi një poezi nuk ju ka përmendur kështu që nuk do ua jap fjalën.

Por Berisha iu drejtua foltores dhe nisi akuzat e tij dhe replikat ndaj ministres së Shtetit Elisa Spiropali e cila më herët, lexoi një poezi për t’ju përgjigjur deklaratës së Berishës në Kuvend.

Ermonela Felaj: Ju lutem teknika të mos e ndezë mikrofonin kur nuk ia kam dhënë, ju lutem zoti Berisha zini vend se e keni zaptuar foltoren pa ju dhënë fjala, ju lutem zini vend, i kërkova teknikës të fikë mikrofonin, nuk e komandoj unë që këtu.
Mikrofoni juaj është i fikur, ma konfirmon teknika ju nuk dëgjoheni kështu që ju lutem lirojeni foltoren.

Tani më ngelet vetëm t’ju kërkoj shërbimeve të Gardës që zoti Berisha të lirojë foltoren, jeni pa mikrofon dhe nuk ju është dhënë fjala.

Në këtë moment Berisha largohet nga foltorja.