Jose Murinho bëhet edhe më “special”. Me sigurimin e finales së Conference League në Tiranë me Romën, trajneri portugez është bërë i vetmi në histori që arrin në finalen e 4 turneve të ndryshëm europianë.
Mourinho ka shijuar si trajner duke e fituar Kupën UEFA me Porton në vitin 2003, ndërsa më pas e fitoi edhe si Europa League të njëjtin turne me Manchester United në vitin 2017.
Në Champions League ai arriti finalen me Porton në vitin 2004 dhe me Interin në vitin 2010, duke i fituar në të dy rastet. Kështu, ai bëhet trajneri i parë që arrin në të tre finalet e tre trofeve që organizohen aktualisht nga UEFA, e sigurisht, do të ketë mundësinë që të bëhet i pari që i fiton të tre nëse triumfon në Tiranë.
Por në fakt, Mourinho ka medaljen edhe të një tjetër trofeu europian të fituar në stafin teknik. Ishte viti 1997 kur ai ishte ndihmësi i Bobi Robson te Barcelona, e cila mundi PSG-në në finalen e Kupës së Kupave që tani nuk ekziston më, falë golit të Ronaldos. Katër finale të ndryshme, që vështirë se do të arrihen nga ndokush tjetër si portugezi. Nuk e quajnë kot “The Special One”.
View this post on Instagram
Pak minuta pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale tw Conference League, që përcaktuan finalistët e edicionit të parë historik që do të përmbyllet me finalen e 25 majit në “Air Albania” mes Romws dhe Feyenoord, kryeministri Edi Rama u ka uruar mirëseardhjen dy skuadrave.
“Tirana mikpret finalen europiane”, shkruante Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, duke vendosur edhe emrat e skuadrave të cilat do të ndeshen në këtë duel historik edhe për futbollin shqiptar i cili pret për herë të parë një eveniment të kësaj rëndësie.