MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Myku, çfarë problemesh na sjell në organizëm?

27.05.2022 - 09:54

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Myku, çfarë problemesh na sjell në organizëm?

Mjeku: Candidida Albikans, që në popull njihet si myku (sidomos i gojës), ndodhet në organizmin e çdo njeriu. Por që të zhvillohet ai duhet që të gjejë disa kushte të veçanta. Nëse myku takohet në sasi të paktë, mund të themi se është i parrezikshëm, por nëse ai gjen ambient të përshtatshëm dhe shtohet, mund të bëhet i rrezikshëm për organizmin.

Myku në organizmin e njeriut në sasi të pakta është i parrezikshëm në sajë të mikroflorës (ose të baktereve të mira, siç i quajmë ne), por nëse kjo mikroflorë dëmtohet nga përdorimi pa kriter i antibiotikëve, barnave citotoksike ose nga mosshoqërimi i antibiotikëve me antimykotikë apo me barna mbrojtëse të mikroflorës, si p.sh. vitaminat e grupit B, atëherë pa u vënë re, në masazh kembeshmënyrë të ngadaltë dhe të fshehtë, myku fillon të përhapet në trupin tonë duke prekur të gjithë organizmin, që nga trakti gastrointestinal (goja, gjuha, fyti, zorrët etj.) Ai nuk lë pa prekur asnjë pjesë të organizmit, madje edhe thonjtë.

Myku shtohet kur konsumojmë shumë sheqer, ushqime të ndryshme që në përbërjen e tyre kanë maja ose produkte që krijojnë kërpurdha myku, si p.sh.: uthulla, buka me maja, birra apo karbohidratet. Në zhvillimin e mykut një rol të madh luan edhe higjiena e keqe e gojës apo e protezave të dhëmbëve.

Kur sistemi ynë imunitar punon si duhet, sasia e mykut në organizëm mbetet e paktë dhe e parrezikshme për organizmin, por kur ky imunitet dobësohet apo nuk funksionon si duhet, kur mikroflora e organizmit nuk e mban dot nën kontroll, atëherë myku fillon të shtohet duke shkaktuar probleme të ndryshme në organizëm.

Midis problemeve që shkakton myku, mund të përmendim këto simptoma:

Probleme me lëkurën dhe acarimin e saj.
Lodhje të shpeshta.
Probleme me tretjen dhe dhimbje stomaku.
Thonj të dëmtuar (të zbutur, trashur, ndërruar ngjyrë etj.)
Dhimbje koke.
Ankth.
Luhatje humori.
Ulje të përqendrimit.
Nervozizëm dhe zemërim pa shkak.
Dhimbje mesi.
Një karakteristikë tjetër e kandidomykozave, është dëshira e madhe për të konsumuar sa më shumë ëmbëlsira.

Diagnostikimi (zbulimi) i mykut në organizëm, mund të bëhet në mënyrë organoleptike (me sy) duke parë ngarkesën (veshjen e bardhë) të gjuhës, ngjyrën dhe trashjen e thonjve, formën e kollitjes etj.

Kur mjeku zbulon këto shenja, rekomandon bërjen e analizave laboratorike, duke dhënë edhe mjekimin e duhur.

Veç përdorimit të antibiotikëve, shkaktarë të tjerë për zhvillimin e kandidave, janë protezat e dhëmbëve (mosmbajtja pastër e tyre), infeksione të ndryshme, si ato seksuale, diabeti, higjiena personale, përgatitja e bukës me maja etj. Nëse kandida (myku) zbulohet shpejt, ajo mund të mjekohet plotësisht.

Për një mjekim të mirë dhe të shpejtë të mykut, nevojitet që veç përdorimit të medikamenteve si amfoteracina, mikomazoli apo nistatina dhe suplimentet, një rol të madh luan edhe dieta apo aplikimi i bimëve mjekësore.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.