07.05.2022 - 16:11
Myrto Uzuni ka gjetur rrugën e rrjetës në suksesin e skuadrës së Granadës në ndeshjen e kësaj jave në La Liga përballë Mallorca-s së Muriqit.
Sulmuesi shqiptar gjeti golin pak minuta pas aktivizimit si zëvendësues kur në minutën e 78-të të takimit arriti të dërgonte me sukses topin në rrjetë për të realizuar kështu golin e 5-të të sfidës.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-6 në favor të Granadës. Skuadra e Uzunit me këtë sukses ngjitet në vendin e 16-të në renditje, dy pikë nga zona e ftohtë. Ky ishte goli i parë i sulmuesit të Kombëtares shqiptare në Spanjë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
I rritur me Canën dhe Ibrën si shembuj